SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ambasadorja e Shqipërise në Greqi, Hajdaraga, ka vizituar sot shtetasin Eriko Mane, me fraktura të rënda nga tërmeti i djeshëm

31 Tetor//Ambasadorja e Republikës së Shqipërise në Greqi, Luela Hajdaraga, ka vizituar sot në Spitalin e Përgjithshëm të Fëmijëve në Athinë ”Panagiotis dhe Aglaia Kyriakou”, shtetasin shqiptar Eriko Mane, i cili, pasi është konstatuar me fraktura të rënda nga tërmeti i djeshëm.

Sipas burimev zyrtare te Ambasades , Mane është transportuar me urgjencë në Athinë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ku gjendja e tij është stabilizuar

Burimet thane se “Në kuadër të kësaj vizite, zonja Hajdaraga mori kontakt me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitaleve të Fëmijëve në Athinë, z. Emanouil Papasava, Drejtoren e Pavionit, znj. Paraskevi Feizidhu dhe doktorin ortoped, z. Konstandin Paleologo, të cilët i falënderoi për ndihmën e tyre të shpejtë dhe u shprehu mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Mesohet se ambasadorja Hajdaraga ka komunikuar me familjarët e të plagosurit dhe u shprehu atyre mbështetjen e Ambasadës dhe qeverisë shqiptare për të gjitha nevojat e mundshme gjatë këtyre momenteve të vështira.

Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke lidhur me gjendjen shëndetësore të 14 vjeçarit si dhe çdo informacion të metejshëm në lidhje me situatën aktuale dhe mbetet në dispozicionin e familjes e të plagosurit për çdo ndihmë të mundshme.-vune ne dukje burimet zyrtare te Ambasades shqiptare ne Athine.///

error: