Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar ankimimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të cilët kanë kërkuar që të vlerësohet si i paligjshëm arrestimi i tyre nga policia e Vlorës.
Gjithashtu ata kanë kërkuar nga kjo gjykatë edhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal.
Në njoftimin për mediet publikuar në faqen zyrtare, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm bën të ditur se gjyqtari Fuat Vjerdha vendosi dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.