Vazhdon ping-pongu politik, PD-PS për disa shkelje të kritereve gjatë kësaj fushate elektorale. Dy kandidtët më potencialë për deputetë, Ina Zhupa dhe Arit Bido, dhe më energjikët në hapësirën Sarandë-Delvinë e më gjerë, vijojnë polemikat me deklarata.
Bido, denoncon ‘bllofet’ që ia atribuon Doktorit në majë të piramidës së PD-së
“ Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde ![]()
O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë.![]()
Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat. ![]()
E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen. ![]()
E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet.
Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër.
Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj. Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre.![]()
Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. “
Deklarata e freskët e kandidatit socialist për deputet përfundon me nje sentecë.
“Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë. “//(SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.