Armela Krasniqi u zgjodh kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në seancën e fundit të legjislaturës IX, deputetët e Kuvendit votuan me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të AMA-s.Në garë ishte gjithashtu edhe Alketa Dibra që u votua me vetëm 9 vota.
Armela Krasniqi u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e ATSH-së, në 2017-ën, pas një karriere të gjatë në medie.Në fillimet e saj, Krasniqi punoi si reportere në Shijak TV, për të vijuar në Televizionin Shqiptar e më vonë si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH apo si drejtuese edicionesh informative e në RTSH, Shijak TV, TVA, si dhe drejtuese emisionesh në RTSH e News24. Në vitet e gjimnazit (‘92-’95) Armela Krasniqi ka punuar si reportere e me kohë të pjesshme e Radio Tiranës, në emisionet e mëngjesit dhe ato social-ekonomike, duke pasur edhe rolin e drejtueses së emisionit radiofonik.
Aktualisht, Krasniqi është Këshilltar Ekspert në një projekt të Strategy& – Price Water Coopers. Ajo është zgjedhur përmes votimit të fshehtë nga 32 agjenci europiane të lajmeve për të qenë në bordin drejtues të Agjencive Europiane të Lajmeve. Përveç Krasniqit në këtë bord të zgjedhur janë CEO i DPA (agjencia gjermane e lajmeve), CEO i PA group (agjencia britanike e lajmeve) dhe DG i CTK (agjencia çeke e lajmeve).
Krasniqi mban aktualisht edhe postin e Presidentes së ABNA-SEE (Presidente e Aleancës Ballkanike dhe Juglindore të lajmeve). Krasniqi më herët ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe kjo është një ndër arsyet për të cilën sulmohet nga Partia Demokratike.Gjatë viteve të fundit disa nga aktivitetet e saj janë:
2018 – Organizimi i konferencës “Agjencitë e lajmeve vs Lajmet e rreme”, në Tiranë. Po me iniciativë të saj u hartua DEKLARATA E TIRANËS për lajmet e rreme, nënshkruar nga 13 agjenci europiane lajmesh.,,etj,.
Po ashtu karriera e Armela Krasniqit përmban edhe dy vëllime me poezi: “Fundi i portreteve” botuar në 1992 dhe “Eklipsi i heshtjes” botuar në 1995.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit