SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestimet e fundit të SPAK, PD: Mos kurseni askënd

Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetime. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.

“Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave për shkak të korrupsionit të lartë. Dhe ky model qeverisës i vjedhjes dhe korrupsionit sistemik është shpërndarë dhe në nivelin e qeverisjes vendore.

Me urdhër -arreste të SPAK të disa ditëve më parë, drejtorë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë para drejtësisë dhe prapa hekurave. Partia Demokratike në mbështetje pa asnjë rezervë të SPAK, inkurajon hetimet e thelluara pa kursyer askënd në Bashkinë Tiranë për të vënë para drejtësisë vjedhësit e pasurive publike dhe pronave të qytetarëve.  Partia Demokratike kërkon publikisht dorëheqjen e Erion Veliajt me qëllim që t’i hapë rrugë hetimeve të thelluara të SPAK ndaj këtij Institucioni.”///

error: