SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestimet nga drejtësia e re.-Tabaku: Fillim i mirë, SPAK të hetojë të paprekshmit

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku i ka konsideruar arrestimet nga SPAK një fillim të mirë, por kërkon arrestimin e të paprekshmëve.E ftuar në një emision televiziv duke folur për arrestimet e fundit të SPAK, Tabaku tha se i kemi kërkuar të veprojë dhe kemi dërguar dosje pa fund.

“SPAK është duke punuar për dy tema që kanë lidhje me korrupsionin, që është sigurish një fillim i mirë por nuk është i mjaftueshëm. Organet e reja të drejtësisë kanë qenë para një sfide të jashtëzakonshme, kemi pasur një mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe një mosfunksionim të drejtësisë për krimet zgjedhore. Kështu pritjet për SPAK dhe organet e reja të drejtësisë kanë qenë jashtëzakonisht të larta”, tha ajo.

Tabaku shtoi se drejtësia duhet të tregojë se nuk mban anë, së dyti të jetë inteligjente, të ketë guxim dhe të mos jetë selektive.“Në të dyja rastet ka qenë selektive, nuk është hetuar për përgjegjësit e vërtetë, sidomos në rastin e uniformave të Policisë së Shteti dhe tregon se nuk kanë pasur guxim. Në rastin e tenderit të uniformave ministri i Brendshëm paditi PD për shpifje, duke thënë që nuk është e vërtet akuza që ju keni ngritur. Sa mundësi ka që një person që na ka paditur për shpifje të mos jetë i përfshirë”, u shpreh Tabaku.

Tabaku theksoi se, “SPAK në fakt është ngritur për të hetuar korrupsion të nivelit të lartë, disa zyrtarë për firmosje tenderi mund ti bënte dhe drejtësia e vjetër dhe prokuroria, në këtë rast SPAK pritet të çojë para drejtësisë ato që kanë qenë të paprekshëm deri dje, ata që kanë marrë vendimin për këto tendera”. ///

error: