Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Në një prononcim për mediet, Basha tha se arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të Partisë Demokratike.
“Sot është dita të kujtojmë se ishte Partia Demokratike e cila në shkurt të vitit 2018-të, nisi procesin e denoncimeve dhe të interpelancave parlamentare, përkundër gjithë zhurmnajës, blerjes së heshtjes publike duke përfshirë influencimin përmes parave të inceneratorëve pothuajse të gjithë medieve shqiptare. Për 400 milionë euro që iu janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. E pra sot, arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta, se denoncimet tona kanë qenë të bazuara. Thënë kjo, nuk ka qytetar shqiptar ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie brenda dite, nuk i nxirrte dot një ministër, kushdo qoftë ky. Emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere, pas këtij abuzimi me 400 milionë euro të shqiptarëve, janë ato të Edi Ramës, të Damian Gjiknurit, të Erion Veliajt, Klodian Mërtirit, Arben Ahmetajt dhe surogatëve të tjerë, dy kryetarëve të tjerë të bashkive të tjera. Ndaj sa kohë që nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive e cila ka varfëruar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.
Basha shtoi se nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, për drejtësinë. “Është ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa i dhënë përgjigje pyetjeve se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere, me kreun e qeverisë që kaloi 17 vendime qeverie brenda një dite. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot?”, shtoi ai.
“Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që ka komisioni hetimor për inceneratorët, dëshmon edhe njëherë rezistencën, arsyet për rezistencën që iu bë ngritjes së këtij komisioni dhe rikthen vëmendjen e qytetarëve në faktin që ne, Partia Demokratike po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, për xhepat e shqiptarëve, në krahun e shqiptarëve, por po tregohet qartë që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumentacionin e kërkuar dhe me dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit publik. Ky është momenti për t’i thënë çdo shqiptari që Komisioni Hetimor për Inceneratorët dhe beteja e nisur që në shkurt të vitit 2018, madje që në 2017 për denoncimin e kësaj skeme mafioze, kjo betejë do të vazhdojë dhe se pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jo të drejtësisë të cilës i kërkoj sot të veprojë pa hezitim për të vënë para përgjegjësisë të gjithë, duke filluar nga kokat, dhe jo duke u kënaqur vetëm me 1, 2 apo 3 pjesëmarrës në këtë skemë gjigante korrupsioni. Pavarësisht nga gjithë kjo Partia Demokratike, deputetët tanë në komisionin e hetimit për inceneratorët do të vijojnë betejën tonë për transparencën pikërisht në funksion të zbardhjes së kësaj skeme gjigante kriminale që nga njëra anë ka rënduar qytetarët, sepse ju të gjithë e dini që qytetarëve dhe bizneseve, taksat e pastrimit u janë rritur e u janë shtuar. E dini fare mirë se kjo nuk ka sjellë as cilësi më të mirë ajri, asnjë higjienë më të madhe në qytetet tona”, tha ai.///
Basha ka mirëpritur vendimin e SPAK sot, por kërkon thellim të hetimit.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.