SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër. Preu dru pa leje në pyll.Po iu gjet edhe kanabis ne banesë.

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dru, të prera në mënyrë të jashtëligjshme. Shtetasi me iniciale T. B., banues në Çepunë u ndaluar në afërsi të fshatit Zenelaj.

Policia th se “Në mjetin që drejtonte ndodheshin 4 m³ dru të prera pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e të riut, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.”

Kanabisi, lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve ndaj këtij shtetasi.///

error: