SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë. SPAK me anë të një reagimi ka bërë me dije se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, është kryer arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqaj.

Arrestimi i Beqajt është kryer nga Policia e Tiranës. “Sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK. Ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e sterilizimit. Urdhër arreste janë dhënë edhe për nëntë persona të tjera, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.

Ndërkohë, ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.(ATSH)///

error: