SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet nëna shqiptare me të birin në Greqi, bashkëshorti në kërkim.Kokaina, si biznes familjar

Nënë e bir janë arrestuar janë arrestuar së fundmi nga policia greke nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke bëhet me dije se në kërkim është shpallur bashkëshorti 43-vjeçari. Ndër të tjera mësohet se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet në Athinë si përfshirë në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

Mësohet gjithashtu se përveç kësaj në dosjen e prokurorisë janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e drogësPas një hetimi disa ditor policor, u konstatua se djali 24-vjeçar i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge bashkë me 43-vjeçarin.Për t’i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale , u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit, mesditën e sotme, u lokalizua 24-vjeçari teksa merrte një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1. kilogramë e 191 gram.

Gjithashtu, iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.///

error: