SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet për vjedhje në flagrancë në Sarandë 49-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
Më datë 05.03.2026, një shtetase ka kallëzuar se shtetasi A. M. i kishte vjedhur një valixhe dhe një çantë, brenda të cilave ndodheshin sende personale, rroba, një shumë monetare dhe një kompjuter laptop.Falë veprimeve të shpejta, të koordinuara dhe të profesionalizuara të policisë, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i autorit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën sendet e vjedhura të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprën penale “Vjedhja”.///

error: