Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastres. Blegert Sadiku, banues në Sarandë u arrestua në flagrancë nga blutë e Gjirokastrës në vendin e njohur si Ura e Kardhiqit në momentin që po transporte katër emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
22 vjeçarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan automjeti me të cilin po lëvizte si dhe 2 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri