Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Athinë të Greqisë. 2 të vrarë dhe 1 e plagosur është bilanci në një atentat të ndodhur në një lokal të njohur në zonën e Nea Smyrni. Sipas shtypit grek, viktimat janë dy shqiptarë të moshës 41 dhe 44 vjeç, megjithatë identiteti nuk bëhet ende i ditur.
Ndërsa e plagosura një 31-vjeçare, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Njëri prej shqiptarëve humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë në pas. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e këtij atentati mafioz. Siç shihet në video, autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinën ku ndodheshin personat në fjalë dhe hapi zjarr. Më pas u largua me shpejtësi.
Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI