SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Athina nën flakë! Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen 36 fëmijë nga një spital

Greqia nuk gjen paqe as këtë verë nga zjarret e shumta, të cilët po rrezikojnë zonat e banuara.

Deri në këto momente nga flakët janë përfshirë disa makina në zonën e Pedelit në Athinë. Ndërkohë i rrezikuar është edhe spitali i fëmijëve në zonën periferike të qytetit, nga ku janë evakuuar 36 fëmijë dhe 16 mjekë.

Mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës Pedeli te largohen nga banesat e tyre.///

error: