SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

ATHINE – Greqia ”mbytet” nga vapa, Akropoli pjesërisht i mbyllur

– Edhe Akropoli i Athinës do të jetë i mbyllur gjatë orëve më të nxehta të së nesërmes dhe për të tretën ditë radhazi.

Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet greke për shkak të temperaturave të larta që mund të arrijnë deri në 41°C.

Si ditën e djeshme ashtu edhe sot, trashëgimia botërore e UNESCO-s është përmbytur nga turistë, por pas vendimit të marrë nga autoritetet greke, nuk do të mirëpresë asnjë vizitor nga ora 11:30 deri në 17:30 me orën lokale.

Që nga e enjtja, kur temperaturat nga termometrat filluan të rriten ndjeshëm, Kryqi i Kuq është vendosur në këmbët e Akropolit për të ndihmuar turistët që mund të jenë viktima të goditjes së diellit ose të fikëti dhe ka shpërndarë më shumë se 50 mijë shishe ujë. ///

error: