Babë e bir kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin Kristo Dhima, nga Gjirokastra, drejtor i “Delvina gaz”. Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka nisur nga një përplasje e automjeteve.
Ndërkohë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-tha policia.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.