SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Balerina e Kune Vainit

“Balerina e Kune Vainit” është fotografuar nga Ilir Ciko.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm momentin magjik të kapur mjeshtërisht në fotografi të një çafke të vogël të bardhë në lagunën e Kune Vainit. “Imazh i hijshëm mbi lagunën e Kune Vainit, një prej perlave të gjerdanit të zonave tona të mbrojtura”, u shpreh Kryeministri Rama.

Laguna Kune Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit  të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë, rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.(Juliana Prifti)///

error: