SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ballkani Perëndimor, pjesë e Evropës shpirtërisht dhe kulturalisht

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës jo vetëm gjeografikisht, por është edhe shpirtërisht dhe kulturalisht.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren e BE për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel, Margariti u shpreh se, “ka qenë një periudhë e vështirë postpandemie. Sfidat e kulturës janë shtuar. Kanë qenë më përpara shumë të mëdha njëkohësisht. Por tashmë me pandeminë, me këtë  periudhë të vështirë lufte, gjithmonë e më tepër tregon që Ballkani Perëndimor nuk është thjesht një mozaik shumëngjyrësh kulturash, por e merr kuptimin e tij të plotë brenda Evropës, pjesë e së cilës nuk është vetëm gjeografikisht, por është dhe shpirtërisht dhe kulturalisht”.

Kjo, theksoi Margariti, “është arsyeja pse vendet tona tona udhëhiqen në çdo nismë në rrugën drejt familjes së madhe evropiane, që jo thjesht ne e ëndërrojmë, por ne na përket”.

“Përgjatë këtij Ministeriali u shprehëm me shumë angazhime. Patjetër më shumë politika në ndihmë të artistëve të rinj, për t’i orientuar ata drejt programeve të KE. Por edhe për t’i bërë pjesë të nismave dhe përpjekjeve që shohin kulturën si motor zhvillimi ekonomik”, tha Margariti.

“Është e rëndësishme të krijojmë një treg të përbashkët kulturor në Ballkanin Perëndimor sepse sfidat tona janë të ngjashme. Patjetër duhet të kemi më shumë sensibilizim në luftën pa kompromis për trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore, për të cilën folëm gjatë dhe mendojmë që një bashkëpunim dhe më i ngushte, me një platformë të dedikuar do të ishte një përgjigje konkrete pas këtij Ministeriali. Politika të qarta për digjitalizimin si një instrument efikas, bashkëkohor që lidh bashkë promovimin e trashëgimisë kulturore me të rinjtë dhe mundësinë e punësimit të tyre në sektorin e kulturës”, u shpreh ministrja Margariti.

“Rezultati i këtij takimi është platforma kulturore e Ballkanit Perëndimor që do të shërbejë jo vetëm si një urë komunikimi dhe bashkëpunimi midis Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, por mbi të gjitha si një urë komunikimi mes vendeve tona”, theksoi Margariti.

“Patjetër në këtë familje do të hyjmë, jo vetëm me kulturën, por edhe me karakteristikat që na bëjnë sa të ngjashëm, por aq edhe të ndryshëm. Jo rrallëherë gjatë historisë së këtij gadishulli, Ballkani është sjellë si një djalë i vogël plangprishës, por gjithmonë është kthyer në shtëpinë e tij. BE ka nevojë për energjinë e të rinjve e të rinjve tanë. Ka nevojë për energjinë që Ballkani Perëndimor sjell, gjithmonë nën ombrellën mbrojtëse dhe udhëzuese të BE. Është një nevojë e dyanshme, është një sinergji, nuk jemi të ndarë. Dhe uroj që në tryezën tjetër të ardhshme të mos jemi thjesht anëtarë të së njëjtës familje dhe të mos jemi thjesht kushërinj të largët, por të jemi një trup i vetëm”, përfundoi Margariti.///

error: