Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në takimin me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se “për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme, prandaj kemi marrë një vendim për të kompensuar me 100 lekë çdo litër nafte që ju përdorni për transportin tuaj”.Ministrja tha se “Shqipëria ka në total 3700 mjete në operim të transportit publik dhe 10 mijë punonjës, sektor me rëndësi për shërbimet dhe punësimet që ofron”.“Duam që qytetarët të fillojnë të përdorin më shumë transport publik për arsye kursimi, jo vetëm për çmimin, por edhe për mungesën me të cilën mund të përballet tregu i karburantit në të ardhmen. Për këtë, transporti urban duhet të rrisë cilësinë, që nga automjetet që përdorin, korrektësia me oraret”, tha ajo.“Një problematikë tjetër lidhet me operimin pa licence, ndaj së cilës qeveria ka marrë masa dhe po i intensifikon ato”, shtoi Ministrja.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit