SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Banoret e fshatit Krane diskutuan problemet e sigurise ne nje takim me kryebashkiakun Kristo Kiço

Banoret e fshatit Krane kane diskutuar se fundi problemet e  sigurise ne nje takim ku ka qene I pranishem edhe kryebashkiaku Kristo Kiço.

Ne sheshin qëndror, pranë kishës së shën Gjergjit banoret folen  per ceshtje te  pasigurisë , shkaktuar  nga vjedhjet e njëpasnjëshme si dhe mënyrat e përballimit të tyre.
Kryetari i fshatit Irakli Kiço ka referuar mbi rastet e vjedhjeve të fundit në Krane dhe theksoi se këto ngjarje kanë qëllimin të provokojnë frikë dhe pasiguri tek banorët. Vaso Kiço dhe Stavro Gjino, dy nga viktimat e vjedhjeve të fundit përshkruan dëmet e shkaktuara  në banesata e tyre .Ata kërkuan nga kryetari i bashkisë të merren masa serioze nga organet e rendit për parandalimin e vjedhjeve sepse këto veprime kane rrezikuar jo vetëm pasurinë por edhe jetën e tyre.
Nënkryetari i bashkisë Jani Harisi theksoi domosdoshmërinë e vetëmbrojtjes me përdorimin e mënyrave moderne të identifikimit të lëvizjeve të dyshimta në fshat.Ai i ftoi bashkëfshatarët të kontribuojnë në këtë përpjekje. Vasil Valera i sapoemëruar drejtor i shërbimeve të mbrojtjes në Territorin  e Bashkinë e Finiqi foli mbi  shërbimin e sigurisë së qytetarëve nga ana e policisë bashkiake për aq sa e lejon ligji.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë , Kristo Kiço, u përqëndrua në përpjekjet e bashkisë jo vetëm për të bërë të njohur situatën por edhe për marrjen e masave për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Ai u beri te ditur banorëve  se ka  komunikuar me Ministrin e Brndshem  Lleshaj dhe në ditët në vijim do të organizohet një takim në Livadhja ne prani te vete Minitsrit./dhe Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe  Prefektit .Pritete qe takimi I ministrit te brendshem ne Livadhja te shqerohet me masa te rrepta sigurie dhe rasteve te vjevdhjeve ne fshatrat  e kesaj Bashkie.///

error: