SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Banorët e Nivicë Bubarit kërkojnë sërish drejtësi për Kakomenë

Banorët e Nivicë Bubar po firmosin një Peticion, me të cilin i drejtohen Parlamantit Europian dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë per  pronat e tyre ne Gjirin e Kakomese.

“Drejtësi për Kakomenë!
Ne, të nënshkruarit, kërkojmë ndihmën e Parlamentit Evropian, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve te tjera per mbrojtjen e te drejtave humane për të ndaluar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pronës që u bëhet banorëve të fshatit Nivice Bubar në Shqipëri.:thuhet mes te tjerash ne Peticionin e mesiperm.

Peticioni pritet te firmoset nga banoret qe  aktualisht jetojne ne fshat si dhe nga shume niviciote ne Sarande dhe emigracion.

Problemi i pronave ne Kakome, prej vitesh, ka qene objekt i disa protestave dhe perplasjeve, madje edhe me policine ne vitin 2008.

Konfliktet e banoreve per Kakomene kulmuan ne qeverisjen e Fatos Nanos.

Ate bote, partite e djathta u premtuan banoreve se me te ardhur e djathta ne qeverisje, do ta zgjidhte Kakomene .

Por e djathta ne qeverisje nuk e mbajti premtimin ndaj nivicioteve te cilet ishin ndeshur me policet e qeverisjes se majte. Nje grup niviciotesh per te gjetur zgjidhje per |Kakomene u futen edhe ne nje greve urie (2008), prane rruges nacionale Sarande-Himare-Vlore.

Ne afersi te Brodanit, prane rruges qe lidh aksin nacional me Kakomene dhe Manastirin e famshem me te njejtin emer, niviciotet ngriten edhe nje Memorial te qendreses epike te fshatit ne shekuj .

Por pavaresisht  premtimeve  te kraheve politike , banoret nuk kane gjetur zgjidhje per Kakomene prej vitesh.///  

error: