Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë hyrë sot në selinë e PD-së në mënyrë demonstrative duke hapur derën e sallës së mbledhjes me forcë.
Më pas në një deklaratë për gazetarët nga selia e PD-së, Berisha deklaroi se “Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka vendosur t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimin suprem të anëtarësisë për shkarkimin e tij nga detyra”.
Ai theksoi se anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe ka vendosur të zbatojë vendimin e saj.
“Komisioni i Përkohshëm i Drejtimit të PD-së pas diskutimesh të gjëra ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD-së. Deri me datë 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet në përputhje me ndryshimet statutore duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së në të cilat ata do vendosin me votë e lirë për drejtuesit e tyre për forumet e tyre. Anëtarët e PD-së mbeten të gatshëm për të përmbushur çdo mision, çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës tonë.”, tha ai.
Berisha shtoi se Komisioni vendosi të komunikojë deputeti Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit, siç ishte referendumi i datës 18 dhjetor.
“Ky akt ishte ratifikimi i shkarkimit për të cilën vendosën me votë të fshehtë 4446 delegatë të Kuvendit të thirrur me 11 dhjetor 2021. Si një akt protokollar dhe jo detyrim, sepse detyrimi është shpallur para të gjithë shqiptarëve, deputeti Basha do t’i dërgohet një shkresë ku do njoftohet me shkrim për këtë vendim”, tha ai.
“Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendi të forcave politike. Anëtarë kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim. Komisioni i Përkohshëm do të bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit”, theksoi Berisha.
Berisha ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestë e 20 dhjetori kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”.
“Prej 8 vite interesi kombëtarë në Shqipëri mbeti jetim, ai i nëpërkëmbur dhe u tradhtua në mënyrë më flagrante nga Rama dhe me heshtje u tradhtua njësoj nga ish- kreu i opozitës që në program dhe statut duhet të mbronte këtë interes, Lulzim Brava”, tha ai.
Berisha deklaroi se “dënoj aktet brutale të Policisë së Shtetit e cila ka arrestuar një natë më parë njerëz të pafajshëm. I ka keqtrajtuar adoleshentë në furgonat e policisë, veçanërisht policët e komisariati Nr. 2”.
“Jam sot këtu për të paralajmëruar policinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzorë të pjesëmarrjeve në protesta apo në lëvizjet revolucionar. Mbrëmë në komisariat me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshent 15 vjeçar por dhe të moshuar 84 vjeçar. Ne jemi lëvizje paqësore, paralajmërimi përfundimtarë është të mos cenojnë asnjë të drejtë njerëzore”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit