SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Berisha u braktis nga të gjithë, në betejën për vete s’kursen askënd

 Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka konsideruar zhvillimet e fundit në PD si tragjike.

Në një komunikim me mediet, Basha tha se dita e sotme ishte një ditë tragjike për demokratët.

“Sot pati zhvillime tragjike për demokratët dhe mbarë shqiptarët. Po ashtu prania juaj u vonua për 4 orë për shkak të kryerjes së veprimeve hetimore të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë. Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi dhe dhune dhe përplasje mes demokratësh nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal për të mbivendosur fatin e demokratëve dhe të PD-së, hallin e tij personal”, tha ai.

Basha shtoi se ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj.

“Lajm i mirë është se shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Berishës për t’u bërë pjesë e skenarit të dhunës. E braktisën siç e kanë braktisur gjatë gjithë këtyre muajve ku ka manipuluar, mashtruar e shpifur për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdokush. Të vërtetën që beteja e Sali Berishës nuk është për askënd tjetër vetëm për atë vetë dhe në këtë betejë nuk kursen askënd. Dëshpërimi i sotëm i Berishës u tregua qartë dhe sot ka patur ditën e fundit politike në Shqipëri”, u shpreh Basha.

“Dua t’ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre demokratëve që e kuptuan më në fund lojën e Sali Berishës me Edi Ramën, t’ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve që nuk e kanë humbur dhe nuk e humbin shpresën se ky vend mund të bëhet dhe se ka njerëz që dinë të qëndrojnë për vlera përkundër fuqive dhe forcave të paimagjinueshme të të keqes që e kanë mbajtur dhe po e mbajnë Shqipërinë peng”, tha Basha.

Ai shtoi se, “ky është misioni ynë, për këtë mision kemi qëndruar dhe qëndrojnë fuqimisht, edhe pse ndodhemi përballë partisë shtet dhe asetit më të çmuar të Edi Ramës, vëllait të tij siamez, Sali Berishës, ish mësuesit të tij, të cilët menduan se sot do të shkatërronin njëherë e mirë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Nuk ia dolën dhe nuk do t’ia dalin. Ne jemi këtu dhe do të jemi këtu, çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të bashkuar e më të vendosur, me të gjithë hapësirën për mendimin kritik po, për mendimin ndryshe po, për garën e vërtetë po. Por po kështu me vendosmërinë për të çelur një kapitull të ri për politikën shqiptare, në veçanti për marrëdhënien midis politikës dhe qytetarëve”.///

error: