Një deklaratë shumë të fortë (por pa prova) ka bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sonte në mbrëmje.
Ai ka thënë në emisionion “Opinion” se vdekjet nga COVID në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në bazë të një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike në Shqipëri ka pasur vdekje më të larta nga COVID, në raport me çfarë janë raportuar dhe diferenca është shumë e madhe.
Basha tha se nga marsi deri në fund të tetorit në spitalet Covid kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.
Gjithashtu sipas tij vetëm në muajin nëntor, deri më tani janë 315 viktima, ndërsa janë raportuar 128….
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit