SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve

– Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se në këto 8 vite qeveria ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha citoi raportin e DASH mbi pastrimin e parave, duke theksuar se “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020″.

Sipas tij, “shkak për situatën e pastrimit të parave është qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës”.

Basha deklaroi se Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të parave

“Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tenderë sekretë paratë për ushqimet e njerëzve. SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në Ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që çuam në prill të vitit të kaluar për akuzën se në kulmin e pandemisë, kur njerëzve duhet t’iu çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve”, tha ai.

“Më 25 prill kjo do të ndryshojë, vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH”, tha Basha./atsh///

error: