Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin me mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar njoftoi se ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike.
“Kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje, vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe pa diskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndaj edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara”, tha Basha.
I pyetur për dorëheqje, Basha theksoi se sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes.
“Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’ju them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë”, tha Basha.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.