SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha mbledh Kuvendin Kombëtar: Do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat

 Partia Demokratike mblodhi sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në nisje të fjalës së tij, deklaroi se PD nis sot një rrugë të re, teksa kërkoi ndjesë që PD u mor me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve.

“Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju. Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja”, tha Basha.

Sipas Bashës, duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj demorkatëve.

Më tej, ai theksoi se PD u shndërrua nga parti e lirisë në diktatin e një individi.

“E di që në mendjet tuaja ka patur shumë pyetje që kërkonin përgjigje mbi vendimet e të shkuarës, mbi qëndrimin për nongratën, të cilave koha tashmë ju ka dhënë përgjigje. Sepse në fakt koha është treguesi më i mirë i vërtetësisë dhe drejtësisë së kauzave tona. Unë i kam marrë përgjegjësitë e mia si kryetari i PD, por një gjë dua të ndaj me ju sot: unë trashëgova një parti të transformuarnga partia e studentëve të dhjetorit në atë të një njeriu te vetëm.Nga partia e lirisë dhe demokracisë në parti të diktatit personal. Kjo merr fund sot njëherë e përgjithmonë! Ne nuk duhet tëharxhojmë më asnjë sekondë me të shkuarën”, tha ai.

Basha u drejtoi edhe një mesazh demokratëve të Komisionit të Rithemelimit, ku foli dhe për krijimin e një federate të gjerë.

“Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në Partinë e madhe Demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe, jo thjesht mes demokratëve, por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qënë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët. Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive”, u shpreh Basha.Foto: Florian Abazaj

error: