SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Nuk ka parti të dala nga PD

 “Nuk ka parti të dala nga Partia Demokratike, ka parti të krijuara nga paniku i Edi Ramës”, deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Partia Demokratike do jetë e hapur për këdo që do të japë kontributin e tij apo të saj dhe të paevitueshëm të 25 prillit, që është largimi i të keqes dhe nisjen e ndryshimit. Nuk mund të ndodhë ndryshimi pa larguar të keqen”, theksoi ai.

Në lidhje me eliminimin e disa figurave në PD, Basha tha se e rëndësishme është se procesin e përzgjedhjes të kandidatëve të gjithë po e vlerësojnë si një proces vlerash.

“Kjo në vetvete është një lajm i mirë për demokracinë e brishtë shqiptare. Në fakt i takonte PD ta bënte këtë hap. Është premtimi im i kahershëm që do të bëhej realitet. Menjëherë pas premtimit tim bëmë ndryshimet statutore dhe pas kësaj me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë hartuam metodën se si do të bëhej ky proces për herë të parë në Ballkan. Është bërë një punë voluminoze nga Komisioni dhe në fund do të vendosë Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”, tha ai.

Basha shtoi se 25 prilli do jetë dita ku shqiptarët do vendosin në cilën anë janë. “Do jenë në anën që zgjodhëm 30 vite më parë të rrotacionit politik, i cili ndihmon duke kontrolluar pushtete, në ndërtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, apo do jenë në anën tjetër të perdes së hekurt ku pushteti nuk ndryshon, ku sundimtari për të forcuar pushtetin e vet shkatërron njëra pas tjetër mediat, shoqëritë civile, opozitën, zhbën Kushtetutën dhe ligjet”, tha ai.///

error: