SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Pavarësisht vendimit për vulën, alternativa jonë do të hyjë në zgjedhjet e 2025-ës

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh sot se grupimi që ai përfaqëson nuk e ka vendosur ende nëse do krijojë një parti të re, por konfirmoi se do të çojnë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e gjykatës që i dha vulën e PD-së, Sali Berishës. Në një intervistë televizive, Basha u shpreh se pavarësisht atij vendimi, shqiptarët do të kenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e vitit 2025.

Basha konfirmoi se në këto zgjedhje do të garojë qoftë me logon e PD-së nëse i kthehet ligjshmëria, ose si një alternativë tjetër.

“Edi Rama është në krye të një bande që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. A ka shqiptar që e beson që zëvendëskryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiakë të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar. Të gjithë të korruptuar vetëm Edi Rama është i pakorruptuar?!”, tha ai. “Ne s’kemi mbaruar shpalosjen e alternativës. Sapo kemi filluar shpalosjen e alternativës. Është bindja ime e thellë që shqiptarët kanë nevojë për një alternativë, kanë nevojë për shpresë. Se politika është bërë për ta një biznes i ndyrë ku një grusht njerëzish pushtetohen dhe pasurohen, por nuk i shërbejnë vendit”, u shpreh Basha.

“Në momentin që ne hapim një debat, që nuk është e lehtë, se këtë debat duan ta vdesin, për të ardhmen e vendit për të ardhmen e rinisë, për të ardhmen e familjes shqiptare, për profesionet e lira, për sipërmarrjen shqiptare për pronat, për të përndjekurit, për sigurinë kombëtare, për luftën kundër korrupsionit, në atë moment njerëzit do ta kenë të qartë se kush qëndron në krahun e tyre dhe kush iu ka hipur mbi qafë gjithë këto vite, pavarësisht nëse është në qeveri, apo është në opozitë dhe vazhdon të gëzojë frytet e ish-qeverisjes”, vuri në dukje Basha.

Kreu i demokratëve euroatlantistë u shpreh se në këtë aspekt, beteja që ata kanë sot është të mos lejohet përpjekja që t’i mohojnë shqiptarëve këtë debat.

“Edhe ajo që ka ndodhur më 11 qershor është pjesë e këtij komploti për t’i mohuar shqiptarëve një debat publik mbi të ardhmen e tyre, mbi alternativën e tyre, mbi faktin që ata meritojnë më shumë” – tha Basha.///

error: