Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se “Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un”. “Jo se SPAK-u është perfekt, jo se Reforma në Drejtësi është perfekte, por se është shansi i vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian”, tha Basha.
Basha theksoi se PD do të qëndrojë 100% në bllok kundër çdo iniciative që i kundërvihet fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.
“Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli I vetëm I politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri