SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Programi i PD-së, luftë korrupsionit e mirëqeverisje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale solli në vëmendje propozimet e paraqitura në Kuvendin Programor të PD. Për programin e PD-së për zgjedhjet e ardhshme kanë punuar 100 ekspertë. Basha u ndal te pjesa e luftës ndaj korrupsionit.

Basha shkruan se “në programin qeverisës të Partisë Demokratike, lufta kundër korrupsionit që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit”.

“Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke ia lehtësuar dhe jo duke ia vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi.

Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”, përfundoi Basha.///

error: