Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama iu merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, ua jep miqve të vet.
“Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve”, theksoi Basha.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë”, tha Basha.
“Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca. Rama iu merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, ua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet”, u shpreh Basha.
“Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, përfundoi ai /atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit