SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha takon farmacistët/ : Qeveria sulmon opozitën për të fshehur dështimin me pandeminë

“Qeveria po mundohet të gjejë fajtor dhe sulmon opozitën për të fshehur dështimin me pandeminë”, deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takimin që zhvilloi  sot me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka mungesë të medikamenteve për të trajtuar COVID-in .

Në takim, Basha u shpreh se  ka nisur një mungesë e theksuar e medikamenteve bazë për të trajtuar COVID-in. Edhe farmacistët dhe zinxhiri furnizues kanë vështirësi të mëdha, sipas tij, për të siguruar stokun ndërkohë që jemi në nisjen e një vale të dytë me një numër  të madh infektuarish që do të thotë nevoja më të mëdha për ilaçe.

“Nga ana tjetër, ashtu si mjekët edhe farmacistët kanë qenë në vijën e parë të përballjes, ndërkohë një pjesë e mjekëve u vunë në vëmendjen e qeverisë së paku me letra, por në fakt mjekët e familjes nuk kanë marrë asgjë, por farmacistë nuk kanë qenë pjesë e paketës”, tha ai.

Në vijim, Basha theksoi se qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe të na përballë ne si opozitë me alibi dhe akuza.

“Po kështu, jam i vetëdijshëm se në këtë situatë të daljes jashtë kontrollit të pandemisë, qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe të na përballë ne si opozitë që ngremë zërin për çështje konkrete me alibi dhe akuza të padrejta dhe këto  akuza janë hedhur në drejtimin tuaj për të fshehur dështimin dhe skandalin”, tha ai. /

error: