SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë.

Duke iu referuar raportit të TI, Basha shprehet se sot është e qartë për të gjithë: pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara.

Ai thekson se zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shprehet ai.///

error: