SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe integrimit europian.

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve mbetet e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë, që frymëzuan lëvizjen studentore.

Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shprehet Begaj./(Almarina GEGVATAJ///

error: