SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit afatgjatë si vende partnere në NATO.

“Sot prita Letrat Kredenciale të Ambasadore së re të Republikës Helene, Lambrini Komini. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë të NATO-s”, shkroi Begaj në platformën X.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Kombini zëvendëson në këtë pozicion ambasadoren Konstantina Kamitsi, e cila përfundoi shërbimin e saj në Shqipëri.//(Gjergji MiMA)///

error: