SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Beleri rikthehet në burg: Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën se unë

– Pas betimit në Strasburg si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit. Në një prononcim për mediat nga aeroporti i Rinasit, Beleri tha se nuk i vjen keq që po kthehet në qeli.

Duke folur për kandidatin e opozitës Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në Himarë për kreun e Bashkisë, Beleri tha se është një figurë më e përshtatshme se vetë ai. “Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.

Ai vuri në dukje së për të është përgjegjësi e madhe për të qenë në postin e eurodeputetit. “Nuk më vjen fare keq, unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet. Krenar, mirënjohës për ata që më votuan dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re”, theksoi Beleri. Sa i përket kërkesës për lirimin me kusht të bërë nga avokatët e tij, Beleri tha se “kërkesa ime është brenda kuadrit ligjor. Drejtësia do të vendosë”.

Fredi Beleri u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian pasi mori leje për 5 ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve. Ndërsa ditën e sotme është kthyer në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.(Almarina Gegvataj).///

error: