Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, koalicioni i krijuar, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Berisha nënvizoi se, Shqipëria Madhështore ka si kusht që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
“Paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 për qind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 për qind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë. Çmimi i energjisë prej 7 lekë. Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë. Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën etj., do t’i japin një çlirim të menjëhershëm shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme”.
Berisha u shpreh se, Shqipëria Madhështore bazohet në kolonën e dhembshurisë njerëzore.
Ai tha se “”Made in Albania” do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve. “Made in Albania”, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve”, tha ai.
“Shqipëria Madhështore nënkupton projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.