Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot se PD do të ndërmarrë protesta të fuqishme për rikthimin e votës së lirë.
Ai u shpreh se “analiza në PD nuk ka filluar, sepse ne jemi çdo ditë në analizë të procesit elektoral”.
“Jo çdo gjë është në duart tona. Nuk janë në duart tona, materialet që na duhen, janë në duart e institucioneve të shkatërrimit të zgjedhjeve, janë në duar të afateve të gjykatave. Janë një seri procesesh që kërkojnë durim dhe kohë. Por ne do i shkojmë deri në fund. Kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 për qind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç. Me të mbaruar kjo analizë që e kemi detyrim absolut, përndryshe ne bëhemi bashkëfajtorë në farsën elektorale, ne legjitimojmë farsën elektorale. Ne nuk e bëjmë kurrë, nuk pajtohemi. Në mbyllje të kësaj, do jetë analiza. Me kaq seriozitet do bëjmë edhe analizën në PD”, shtoi Berisha.
Ai informoi se përveç komisionit për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, PD do të riformulojë dhe dorëzojë në parlament, komisionin për hetimin e veprimtarisë së “McGonigal” në Shqipëri.
“Ne do bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë për hetimin e të gjithë personave të lidhur me aferën ‘McGonigal’, në Shqipëri dhe jashtë saj, me mundësitë që kemi”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.