SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Arrestimi i Veliajt, i vonuar

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi sot si të vonuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në një studio televizive, Berisha u shpreh se arrestimi i Veliajt pritej që në muajin dhjetor 2024.

“Është arrestim i vonuar. Kemi bërë 44 protesta. Vetëm për djegësin e Tiranës janë 130 milionë euro dhe nuk ekziston. Edi Rama e kishte lëshuar atë plotësisht. Arrestimi pritej në dhjetor, Rama nuk e donte në këtë moment”, tha Berisha.

I pyetur mbi arrestimin e Ilir Metës, Berisha tha se “Ilir Meta është në burg pa asnjë provë dhe pa asnjë akuzë, vetëm si person nën hetim, kurse për Erion Veliajn akuzohet se është gjetur një garderobë e bashkëshortes e barabartë me atë të Asadit”.

Sipas Berishës, janë gjetur fatura doganore dhe ato janë dokumente zyrtare që përbëjnë prova të pakontestueshme.

Berisha përjashtoi në mënyrë absolute bashkëpunimin me Edi Ramën për Reformën në Drejtësi.

“Do të marr Komisionin e Venecias dhe do të jetë referendumi që do të japë përgjigje. Unë  bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë”, shtoi ai.

Berisha pranoi se në SPAK, në BKH dhe në gjykata ka njerëz të ndershëm që respektojnë ligjin.

“Prokurori i SPAK as që e pyet fare Altin Dumanin. Dumani ka dy mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn”, shtoi ai.

I pyetur mbi kontratën me Chris LaCivita, kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump, Berisha siguroi se ajo do depozitohet në KQZ dhe gjithçka është në përputhje absolute me ligjin dhe me burime të kristalta.///

error: