SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Ky regjim përmbyset vetëm me revolucion

 Kryetari Sali Berisha mori pjesë nje dite me parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij duke folur për situatën politike që kaloi Grupi i Rithemelimit, Berisha tha se ky regjim votën nuk e pranon dhe se përmbyset vetëm me revolucion.

“Sot jemi në një moment ku secili prej jush, çdo shqiptar që u përmbahet një grushti parimesh themelore, disa parime themelore, të një vendi të lirë dhe sovran, duhet t’i shtrojë vetes disa pyetje: Çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin? Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluzivë. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion”, tha ai.

Berisha u shpreh se PD hyn në një fazë tjetër të revolucionit dhe duhet të punohet për fitoren e zgjedhjeve vendore.

“Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hyjmë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat mbështetjen më maksimale që mund t’u japim. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë”, tha ai.///

error: