Shqipëria po synon hapjen për tregje të reja në fushën e turizmit, e konkretisht atë aziatik, me qëllim zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit të Kryeministrit Edi Rama në Japoni, bëri të ditur sot se zhvilloi një sërë takimesh me qëllim promovimin e potencialeve turistike të Shqipërisë, jo vetëm sa i përket turistëve, por edhe investimeve në këtë sektor.
“Në mbyllje të ditës së parë të vizitës në Japoni, ku zhvilluam takime intensive me kryefjalë turizmin”, u shpreh Kumbaro.
Ministrja po ashtu vlerësoi edhe punën e profesionistëve të sektorit që angazhohen për promovimin e Shqipërisë, të bukurive natyrore e vlerave kulturore, në Ditën Ndërkombëtare të Udhërrëfyesve Turistikë.
“Një ditë të veçantë për profesionistët e sektorit që angazhohen dimër e behar dhe bëjnë një punë fantastike për promovimin e Shqipërisë, të bukurive natyrore e vlerave kulturore”, tha ministrja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI