SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Largimi i Ramës, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nje dië më parë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e Kryeministrit. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se largimi i Ramës do të bëhet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

“Ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Kam bindjen më të madhe se demokratët do t’i japin atij përgjigjen e merituar”, u shpreh ai.

“Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh. Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës”, tha Berisha.///

error: