Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Kosta Barka. Në një postim në facebook, Berisha ka vlerësuar ndershmërinë dhe aftësinë e Barkës si deputet, i cili fitoi besimin e minoritarëve dhe qytetarëve të Gjirokastrës.
Mesazhi i ngushëllimit të liderit të PD:
Kosta Barka mylli sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Kosta Barka, ish-ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës mbylli sytë përgjithmonë!
Ky është një lajm i hidhur për familjen, miqtë e tij por edhe për Dropullin, Gjirokastrën, Partinë Demokratike dhe Shqiperinë.
Kosta Barka ishte bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor. Ai ishte një demokrat i vendosur dhe personalitet i aftë, i ndershëm i respektuar që fitoi besimin e zgjedhësve të tij në minoritet dhe Gjirokastër dhe i përfaqësoi ata me përkushtim të veçantë në Parlamentin e vendit. Kosta Barka kreu me nder, aftësi dhe efiçencë të plotë detyrën e ministrit në qeverinë e koalicionit të Partisë Demokratike dhe mbeti deri në fund të jetës së tij një veprimtar i shquar dhe i palodhur i saj.
Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar tç tij dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë që kami patur, unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve, komunitetit të Dropullit dhe Gjirokastrës për humbejn e rëndë dhe të pakompensueshme dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Kosta Barkës të gjejë paqen e merituar. Amin!///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.