SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Propozimi i Bajram Begaj për President, shkelje flagrante e Kushtetutës

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi sot propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, për postin e Presidentit të Republikës si “shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit me pasoja shumë të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e vendit”.

Në një reagim Berisha sqaron se “Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 167 përcakton
“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.” Ky nen pra u ndalon rreptësisht ushtarakëve aktivë të zgjidhen apo emërohen në detyra te tjera. Ndaj dhe ky emërim është antikushtetues dhe i rrezikshëm për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë shqiptare”.

“Kjo shkelje e rëndë e Kushtetutës zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese. Kjo së pari se Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në detyra të tjera jashtë Ushtrisë. Ai që beson se mund të shesë gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetutën, Ushtrinë dhe shoqërinë shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe në këtë moment është shefi i Shtabit të Përgjithshëm pra aktiv, po jep dorëheqjen apo po shkarkohet me dekret. Pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikërisht për t’u emëruar në një detyre që Kushtetuta nuk e lejon”, nënvizoi Berisha.

Kryetari i PD-së Berisha u shpreh se “do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo logjike ligjore të shpallje ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e Ushtrisë në karrigen më të lartë të shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake. Për qëndrimin e tij të dy ditëve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute për ambiciet e tij për pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshëm për vendin. Kushtetuta në nenin e saj 167 është taksative me qëllim që ushtarakët për kohën që janë ushtarakë aktiv nuk mund të kenë, ushqejnë ambicie për pushtete të tjera”.

Me këtë akt antikushtetues, tha Berisha, krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarakëve në pushtet pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata.

“Njëlloj si sot Bajram Begaj, nesër një pasardhës i tij mund të përdor këtë precedent kushtetues për të uzurpuar qoftë dhe me grusht shteti kreun e shtetit”, shtoi Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se “i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mbrojë Kushtetutën dhe të mos lejojë këtë dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm të saj”.///

error: