SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi sot të gjitha forcat politike opozitare që t’i bashkohen protestës së organizuar nga PD.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se “duhet të bashkohemi për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon”.

“Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe. Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij”, u shpreh Berisha.

Duke iu drejtuar mbështetësve të opozitës, Berisha tha se “këtë protestë duhet ta merrni si një proces, i cili ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës”.

“Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e filluam këtë me foltoren para Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë. Gabuan. Ajo kishte një mesazh, se ai shesh do jetë sheshi i lirisë”, theksoi Berisha.

Aksioni opozitar, sipas tij, vazhdoi në parlament, pasi opozitës iu mor çdo hapësirë kushtetuese.

“Zbresim në shesh pasi Edi Rama përdori Gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë, për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Dolëm në shesh pasi Edi Rama bllokoi tentativën e fundit të prokurorëve për heqjen e imunitetit. Pra, këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës”, theksoi Berisha.(Maela MARINI).///

error: