Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, në 8 vite nga Shqipëria u larguan më shumë se 1/3 e popullatës. Gjatë një takimi me banorë të Rrogozhinës, ai tha se, shpopullimi është apel dhe kushtrim për të përdorur më 14 maj votën, për ndryshimin e madh.
“937 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në hapësirën e Shengen, mbi 1 milion në të gjithë botën. Në 8 vitet e ardhshme, më shumë se kaq dhe pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do kenë mbetur në Rrogozhinë, sa shqiptarë do kenë mbetur në Shqipëri. A nuk është ky një apel, a nuk është ky një kushtrim për të përdorur në 14 maj votën për ndryshimin e madh, për ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike për të marrë kthesën e madhe”, tha Berisha.
Ai tha se, “monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste. Ai bazohej në ideologjinë marksiste-leliniste dhe varfëroi shqiptarët si asnjë vend në botë. Monizmi i dytë, ky i sotmi është një tragjedi kombëtare”.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.