SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha, thirrje partive opozitare për bashkim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sot thirrje të gjitha partive politike opozitare të bashkohen.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare, parlamentare, joparlamentare, tradicionale apo të sapokrijuara, të bashkohemi se Shqipëria po tretet. Duhet të na bashkojë dashuria për Shqipërinë”, u shpreh ai, në komunikimin e përnatshëm me mbështetësit e Rithemelimit të cilëe iu drejtohet nga ballkoni i apartamentit ku qëndron në arrest shtëpie prej gati 6 muajsh, masë e vendosur nga GJKKO si person në hetim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha theksoi se edhe pse shumë nga këto parti kanë ide dhe mendime të tjera nga PD, asnjëra prej tyre nuk mund të pajtohet me shpopullimin e vendit.

“Kam respekt të madh për pluralizmin. Koalicionet e gjera kanë qenë pasioni im. Por nga ana tjetër duhet t’ju ftoj ju, politikanë me eksperiencë apo politikanë që keni nisur karrierën vitet e fundit, në çdo lloj analize, një gjë është e qartë, se roli i PD për fitoren është vendimtar”, tha ai.

Sipas Berishës, mesazhi i arritjes së djeshme pas vendimit të Gjykatës së Lartë është një dhe vetëm një: “Është bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi”.

“Kjo kërkon kontributin e çdo demokrati dhe demokrateje. Ndaj dhe edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokrateve dhe demokratëve që ndjejnë shpirtin e tyre të pastër, të cilët për një arsye apo për një tjetër, kanë mbajtur qëndrime të tjera, të bashkohen. Të bashkohen me ne! Të kthehen në shtëpinë e tyre. Bashkimi në diversitet është tipari që fitoi PD pas rithemelimit, shpirti demokratik i kësaj partie. Ndaj dhe bashkohuni, jeni të mirëpritur me dinjitet të plotë, me vendimet tuaja.Deputetëve të PD-së që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD-së”, tha Berisha.(Maela MARINI).///

error: