SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Yuri Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për zgjedhjet

 Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha ne një takim me demokratët e Mallakastrës foli edhe për gabimet që ka bërë PD gjatë qeverisjes së saj. “Partia Demokratike ka bërë gabime, dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar gabimet, i ka njohur ato, i ka shpallur publikisht dhe i ka korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin një gabim historik i PD-së, por PD mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari. Ne deklaruam një borxh që nuk është marrë, nuk njihet kurrë”, tha ai.

Në vijim, Berisha tha se, “PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur, somnambul. De facto në mënyrë të paimagjinueshme po përfundonte si pseudo opozitë e regjimit më të korruptuar, më antishqiptar, e regjimit të drogës, krimit dhe kjo do të ishte një katastrofë kombëtare. Një vit e gjysmë më parë, planet për shndërrimin e opozitës, së PD-së në një fasadë të Edi Ramës, u shpalosën me të gjithë shëmtinë e tyre. Ka shumë që thonë se Sali Berisha na shpëtoi. Jo. PD-në e shpëtuat ju, burrat dhe gratë e Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nuk pajtoheshin kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët, me kriminelët, me hajdutët, me drogmenët”, tha ai.

Po ashtu, Berisha reagoi edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ai tha se, Kim nuk ka të drejtë dhe moral të flasë për zgjedhjet, pasi shkoi dhe uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori.

“Ata që u përpoqën t’ju tradhtojnë ju, t’ju fusin thikën juve, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre. Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve, u vërsul me të njëjtën egërsi si McGonigal, Mcgonigali me fustan që quhet Yuri Kim”, tha Berisha.

“Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem: nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara, më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin. Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë, ai që lexon çdo të huaj, ata përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot, të duket se ua hedh, por askush nuk ua hedh atyre. Pra, a është kjo demokratë e demokrate, saga e një qëndrese të jashtëzakonshme që do t’ju bëjë krenarë ju dhe fëmijët tuaj në brezat që vijnë”, theksoi Berisha.

Në vijim, Berisha tha se, sot hapim fushatën e elektorale të fitores në Mallakastër.

“Sot kemi edhe një tjetër ngjarje të madhe. Ne paraqesim para jush kandidatin për kryetar bashkie të Mallakastrës, zotin Resmi Shano, i cili është një bir i juaj, i cili siç e dini, e njihni me respekt, me dashuri me përkushtim, është kujdesur vite e vite dhe ka mësuar fëmijët tuaj. Ai përfaqëson një familje dinjitoze mallakastriote, ai përfaqëson virtytet, moralin e shkëlqyer të mallakastriotëve. Ai ka për ju respektin dhe dashurinë më të madhe. Prandaj vijmë këtu me shumë krenari për ta paraqitur para jush. Vijmë këtu për të çelur gjithashtu fushatën elektorale të fitores së PD-së. Resmiu është kandidati që ka mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së dhe Sali Berishës. Por Resmiu është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju me votën tuaj të lirë. Nuk vjen nga zyrat e askurrkujt, vjen nga ju, nga dëshira juaj”, tha Berisha.///

error: