SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Zona të lira ekonomike, reforma në drejtësi na kushton miliarda euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë një takimi konsultativ me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit se PD është me idenë e krijimit të zonave të lira ekonomike.

“Në rast se vështron 34 vite, Shqipëria nuk arriti të ketë zonat e lira ekonomike, në një kohë kur fqinjët tanë i kanë sukses të vërteta. Maqedonia ka 6 dhe po shton të tjera. Serbia ka 18. Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të filluar me 4 zona ekonomike dhe pastaj sipas mundësisë. Në zonat ekonomike nuk do lejohen investime nga offshore sepse kthehen qeveritarët dhe sjellin ato që i kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshëm zonën e lirë ekonomike. Ne kemi pasur dhe kemi ngritjen e një banke zhvillimi.

Natyrisht kjo bankë zhvillimi do ngrihet në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare në mënyrë që të ketë të gjitha garancitë”, tha ai.

Berisha u ndal edhe te puna e Gjykatës Administrative dhe çështje që shqyrtohen nga ky organ i drejtësisë.

“Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ne nga kjo që pësoi drejtësia pas reforme, ne humbasim miliarda euro të ngrira, të bllokuara në çështje civile midis jush, midis shtetit, në tërësi. Unë sot nuk di një investitor serioz të huaj që të vijë në këtë vend ku ka zero siguri juridike. Sepse nuk ka proces. Në qoftë se i thua do presësh 10 vite, ai nuk është proces. Por unë kërkoj që të ngrini zërin për këtë.

Pse? Ku jemi ne sot? Ne jemi sot në një përballje me pasoja të tmerrshme ekonomike, ligjore, të drejtave të njeriut në këtë reformë, të cilës i dalin zot në një përçmim të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm ndaj shqiptarëve. Pse e them këtë? Sot për çështjet civile duhet të presësh 10 vjet apo 15 vjet dhe kjo nuk po vjen duke u pakësuar. Ishin 130 mijë dosje, tani janë 150 mijë dosje.

Dhe po të pyesësh, thonë reforma. Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor”, vijoi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se “po dënohen zyrtarë, si në Kinën komuniste”. “Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste.

E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre. Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite. Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj”, vijoi ai.

Sipas Berishës, opozita ngre zërin sepse nuk mund të pranojë drejtësi politike. “Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë. Dakord, u dënuan disa zyrtarë, por kjo nuk justifikon që të presë një popull i tërë për një proces 10 vite, 15 vite. Jemi këtu, 62 përqind e të burgosurve në Shqipëri janë të paraburgosur, për definicion të pafajshëm, të padënuar. Ne u bëmë një vend, kape e fute sepse nuk ka gjykatës për ta shqyrtuar, nuk ka prokuror për të ndjekur dosjen”, tha Berisha.///

error: